Djali vrau babain në Shënavlash dhe denoncoi “zhdukjen” në polici, kush është viktima dhe autori

Detaje te reja jane zbardhur nga ngjarja e rende e ndodhur ne Shenvlash te Durresit, ku nje 62 vjecar dyshohet se eshte vrare nga djali i tij.

Familjarët e kishin deklaruar të humbur viktimen Enver Balla, nderkohe diten e sotme eshte zbuluar krimi brenda familjes.Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth 20 ditë më parë, ndërsa trupi i 62-vjeçarit u gjet në një pus.

Autor i dyshuar eshte djali i tij është Esmerald Balla, sic bejne me dije burimet nga organet e rendit, i cili kishte shkuar vete dhe kishte denoncuar pretendimet per largimin e babait nga banesa.

Sot policia e Durrësit njoftoi se djali që dyshohet të jetë dhe autori i ngjarjes, shtetasi Esmerald Balla, banues në fshatin Shënavlash, ka kallëzuar në polici se më datë 13 gusht është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç.