Italia përmbys me spektakël Francën. Kosova turpërohet nga Rumania

Italia mposhti Francën në transfertë pas një ndeshjeje spektakolare. “Gjelat” shënuan të parët me Barkola në sekondën e 13, ndërkohë që kombëtarja e drejtuar nga Luciano Spalletti përmbysi gjithçka me golat e Dimarcos, Fratesit dhe Raspadorit. 

Pas 3 pikëve të para të papritura, Italia do të sfidojë Izraelin ditën e hënë.

Ndërsa Kosova ka pësuar një humbje të rëndë në duelin e parë të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” u mposhtën 3-0 nga Rumania në duelin e zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri.

Përveç rezultatit zhgënjyes, edhe paraqitja e Kosovës la për të dëshiruar, që regjistroi vetëm 1 gjuajtje në portë kundrejt 8 të rumunëve.

Sfida u zhbllokua në minutën e 40, kur Denis Man gjeti golin e avantazhit, ndërkohë që në pjesën e dytë Rumania shënoi edhe dy herë të tjera me Razvan Marin në minutat 51 dhe 82.

Si të mos mjaftonte kjo, Kosova humbi edhe Mërgim Vojvodën i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 85.

Duelin e radhës Kosova do ta luajë më datën 9 shtator, në transfertë ndaj Qipros, ndërsa Rumania do të presë Lituaninë. 

Në duelet e tjera spikasin triumfet e Belgjikës, Islandës dhe Rumanisë, ndërkohë që dy sfida, ajo mes Sllovenisë dhe Austrisë si dhe Uells-Turqi u mbyllën në barazim.