Çfarë po ndodh?/ Pas 14-vje çares edhe një 15-vje çare bëhet në.në, mjeku apeIon për kujdes

Gjatë 24 orëve të fundit në maternitetin e Korçës kanë lindur dy nëna minorene, njëra prej të cilave është 14-vjeçarja së cilës policia i ka arrestuar bashkëjetuesin.

Rasti i dytë ka të bëjë me një 15-vjeçare nga qyteti i Korçës, rast për të cilin policia ka nisur hetimet e nevojshme. Përgjegjësi i maternitetit të Korçës, Mishel Papakozma, bën me dije se shëndeti i dy nënave dhe bebeve të tyre është i mirë.

“Të dyja kanë kryer lindje normale, një djalë dhe një vajzë. Gëzojnë shëndet të plotë edhe bebet, edhe nënat”, tha Papakozma. “Nuk janë raste të shpeshta, sepse këto janë lindje në një moshë jo optimale, por janë gjëra që ndodhin”.

Nga ana tjetër Papakozma ngre shqetësimin për vajzat e kësaj moshe kur tha se nuk është kjo mosha e duhur për t’u bërë nëna. “Ka shumë komplikacione. Është herët në këtë moshë për martesë dhe për të lindur fëmijë”, tha Papakozma.