Ky gαbim që bëjmë të gjithë me makinën rrit konsumin e karbυrantit

Ka shumë gjëra që një shofer mund të bëjë për të reduktuar konsumin e karburantit të makinës së tij, por ka një gjë që pothuajse askush nuk e bën.

Me synimin për të kursyer para, kohët e fundit shoferët janë bërë shumë më të kujdesshëm për mënyrën e vozitjes, për shkak të çmimeve të larta të karburantit.

Ekziston edhe një faktor që neglizhohet nga shumica e shoferëve dhe që kontribuon në rritjen e konsumit.

Ky faktor nuk është tjetër veçse pesha, jo e vetë makinës por e asaj që shtojmë duke lënë gjëra të ndryshme në kabinë dhe sigurisht në bagazh. Prandaj do të ishte mirë të kryeni një “pastrim” të mirë të makinës.

Hiqni gjithçka që nuk është e nevojshme duke mbajtur vetëm ata që janë të rëndësishme. Me një shpejtësi konstante për periudha të gjata kohore,

si për shembull kur lëvizim në autostradë, pesha shtesë luan një rol më të vogël në rritjen e konsumit, sesa faktorët e tjerë, si shpejtësia e lëvizjes.