Një austriak 30-vjeçar ra në prangat e policisë për shkak se plagosi rëndë me thikë një 26-vjeçar shqiptar. Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së hënës në Linz.
Një grup shqiptarësh po bënin shumë zhurmë në rrugë përpara një godine apartamentesh. 30-vjeçari që jeton në kat të dytë u kërkoi që të mos bëjnë zhurmë, pasi e kishin zgjuar nga gjumi.
Fillimisht ai tentoi që të qetësonte shqiptarët e zhurmshëm. Por kur kjo nuk funksionoi, ai doli jashtë dhe u përball me ta. Pas sherrit verbal, mes tyre pati një përleshje.
Austriaku goditi të paktën dy herë me thikë shqiptarin. Sipas medieve austriake, shqiptari mori plagë të rënda, por nuk është në rrezik për jetën pas ndërhyrjeve në spital.