Steve Dunn është vjeçari gjerman i çil në datën 8 korrik të këtij viti është nisur në këmbë nga Gjermania për të mbërritur në Pogradec më datën 13 shtator.
Gjatë këtij udhëtimi i është dashur të kalojë me dhjetra shtete e të përshkojë plot 2400 kilometra për 63 ditë.
“Jam 67 vjeç, në datën 8 Korrik nga shtëpia ime u nisa në këmbë për të ardhur në Shqipëri. Kalova nga Austria, Sllovenia, Kroaci, Bosnjë, Mal të Zi e arrita me ne fund ne Shqipëri. Pas pak do të shkoj në Greqi. Qëllimi im final është tja dal te shkoj ne Athinë dhe Korinth të Greqisë. Ky udhëtim është 2400 kilometra“.
Steve Dunn tregon se në jetën e tij ka qenë shumë aktiv në sporte ndërkohë që dëshirën për të ardhur në Shqipëri në këmbë, i ka lindur vitet e fundit.
“Në jetën time kam qenë shumë aktiv me sporte por në 2012 më lindi dëshira të bëj një ecje të tillë. Vitin e kaluar eca nga Gjermania në Spanjë, e aty ndërmora sfidën të forcoj këmbët e vij në vendin tuaj fantastik. Ishte një udhëtim sfidues por më duket se po ja dal”- u shpreh ai.
Gjermani që eci për mijëra kilometra tregon se Shqipëria i ka bërë përshtypje për bukuritë natyrore dhe mikpritjen që njerëzit i kanë bërë atij
“Është hera e parë në Shqipëri, vend fantastik, vendet malore, liqeni, me besoni që gjithë njerëzit i kam takuar kane qenë dashamirës e të dashur. Takova një djalë të ri në rrugë, po punonte në firmë ndërtimi, më pyeti se çfarë më pëlqente nga Shqipëria. Këtu ka filluar të punohet e zhvillohet shumë, ka një të ardhme ky vend, por ajo që më ra në sy, është mungesa e të rinjtë. Të rinjtë duhet të rrinë në Shqipëri, duhet një gjenerate e fortë për këtë komb”.
Nga Shqipëria për gjermanin udhëtimi do të vijojë drejt Greqisë, me shpresën se do të mund të arrijë në këmbë deri në Athinë.