FOTO/ Çanta luksoze e deputetes eks travagante, ligjvënësja S* KSI e PS nuk kursehet për ‘look-un’ e saj!

Deputetja e Partisë Socialiste, Enslemvera Zake, ka gjithnjë kontent për faqet tona. Transformimi i saj, nga një deputete me veshje seksi, në një zyrtare klasike, ndodhi shpejt, duke sjellë një tjetër anë të sajën.

Tashmë veshjet ekstravagante i përkasin të shkuarës në gardërobën e deputetes së Partisë Socialiste.

Megjithatë, edhe pse ka ardhur me veshje më formale, gjithnjë Zake ka ruajtur elegancën e saj.

Edhe këtë herë kështu ka ndodhur, ku kishte zgjedhur të vishte një fund të ngushtë poshtë gjurit.

E kombinuar me një këmishë pastel, deputetja duket se nuk ka ndërmend që të bëjë kompromis kur vjen puna për look-un e saj.

Por ajo që këtë herë nuk mund të na tërhiqte vëmendjen ishte pikërisht çanta e deputetes.

Një aksesor luksoz, si çanta e markës “Karl Lagerfeld” ishte përzgjedhja e saj.

Me një çmim të kripur dhe me një stil shumë modern, duket se deputetja ia lejon vetes një çantë të tillë.