VIDEO / Uzuni shënon sërish dhe kalon në avantazh Granadën

Myrto Uzuni ka tundur rrjetën për herë të dytë radhazi këtë sezon me Granadën, kësaj radhe në sfidën kundër Malagës në La Liga 2.

Në minutën e 77’, mbrojtësi kundërshtar nuk largoi mirë një top nga porta e miqve, që u përplas më pas me Uzunin dhe shkoi drejt rrjetës, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që kaloi sërish në avantazh ekipin e tij.

Ky është goli i dytë radhazi për 29-vjeçarin kuqezi, i cili duket se ka rigjetur sërish formën e tij me Granadën, pas një starti jo mjaft të mirë në La Liga 2.

Por ekipi i Uzunit nuk ka arritur ta mbajë avantazhin, pasi Malaga ka arritur të barazojë shifrat në minutat shtesë.