Irani përgatitet për të sulmuar Izraelin!

Irani është duke u përgatitur për të sulmuar Izraelin me raketa, sipas një zyrtari të lartë amerikan.

“Irani po përgatitet të nisë “menjëherë” një sulm me raketa balistike ndaj Izraelit, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane, i cili paralajmëroi të martën për “pasoja të rënda” nëse ndodh. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk ofruan menjëherë asnjë provë që mbështeste gjetjet e saj të inteligjencës”, raporton Associated Press.

Alarmi vjen disa ditë pasi Izraeli vrau kreun e Hezbollahut në një sulm me raketa në Bejritu, dhe një ditë pasi trupat izraelite nisën invazionin brenda territorit të Libanit.