“Dimë kur të godasim”, kreu i ushtrisë izraelite kërcënon hapur të gjithë Lindjen e Mesme

Kreu i ushtrisë izraelite, Herzi Halevi, ka thënë se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë aftësinë për të arritur dhe sulmuar çdo pikë në Lindjen e Mesme.

“Dhe ata nga armiqtë tanë që nuk e kanë kuptuar këtë deri më tani, do ta kuptojnë së shpejti”, tha ai.

Halevi i bëri komentet në një udhëtim në bazën ajrore Tel Nof pranë Tel Avivit më parë.

“Ne do të përgjigjemi, ne dimë të gjejmë objektiva të rëndësishëm, ne dimë të godasim me saktësi dhe fuqi”, u shpreh Halevi duke iu referuar sulmeve të Iranit ndaj Izraelit të martën”, thotë ai.

Pasi vuri në dukje se Irani gjuajti rreth 200 raketa në Izrael të martën e 1 tetorit, Halevi e përshkruan dëmin nga breshëria si relativisht të vogël.

Halevi thotë gjithashtu se IDF po planifikon të përforcojë forcat e saj, ndërsa vazhdon operacionet në rajon.