Taksia elektrike del nga rruga në Lushnje-Berat, p Iagoset drejtuesja, 40-vjecaren e nxjerrin zjarrfikësit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Kashtbardhë.

Sipas informacioneve, një mjet tip Volkswagen, që shërbente si taksi, ka dalë nga rruga pasi nuk ka marrë kthesën e ka vazhduar rrugën drejt duke përfunduar në një kanal kullues.
Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit, një 40-vjeçare Mirela Shellima, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka pësuar lëndime si pasojë e aksidentit.Për nxjerrjen e saj nga mjeti, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e zjarrfikësve të qytetit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të dokumentuar aksidentin dhe për të disiplinuar trafikun në atë zonë.