E për pIasën dhe e lanë të v* ekur në rrugë, ja kush është vi* tima e aksidentit (Emri)

Detaje të reja kanë dalë në dritë për aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Plloçë.

Policia sqaron se një automjet ka përplasur për vdekje 40-vjeçarin Florant Pllana në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Leshnicës” dhe drejtuesi është larguar nga vendngjarja.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë.

Nga veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.