INCI DENTI I RËNDË/ Dh unohet ekipi i Top News, protestuesi g. odet gazetaren dhe kameramanin (VIDEO)

Një incident i rëndë ndodhur sonte pranë fundit të protestës së opozitës.

Një protestues ka fyer dhe sulmuar me fjalë të rënda gazetaren e Top News, Alketa Shaba, që po raportonte live për protestën.

Protestuesi nuk është mjaftuar me fyerjet, por është afruar dhe ka goditur me grushta gazetaren dhe kameramanin.

Ka qenë ndërhyrja e disa qytetarëve të rastit që kanë ndaluar dhunuesin të bënte veprime edhe më të rënda.


Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mustafa Matohiti”, ku banon ish-kryeministri Sali Berisha.

Televizioni Top News bën me disa se incidenti i rëndë është denoncuar në Policinë e Shtetit dhe rasti po ndiqet nga organet kompetente.