Shoferi i “delivery” humb kontrollin e motorit dhe përplaset me murin, pëson dë.mtime të rë nda

Një aksident me motor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.

Drejtuesi i një motori “delivery” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur në Bulevardin Republika.

Mësohet se ai është transportuar në spitalin e Korçës, por nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

Policia ndodhet në vendngjare dhe po heton për shkaqet e aksidentit.