Juristi Ylli Manjani tha në një emision televiziv se veprimi i presidentit Bajram Begaj, i cili “u ankua për zyrën” përballë presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, ishte një veprim i papranueshëm për kreun e një shteti.
Me tone të ashpra Manjani tha se Shqipëria e Begajt dhe Ramës, i ngjan më shumë Shqipërisë së Hamza Kastriotit, ndërsa shtoi se për sa kohë Begaj e shikon të pamjaftueshme zyrën e presidencës, atëherë le të ikë nga ajo zyrë e nga ai post
“Shqipëria e Bajram dhe e Edi Ramës ngjan shumë më Shqipërinë e Hamza Kastriotit. Unë nuk kam gjë me presidentin Erdogan ai është i mirë apo i keq për vendin e tij. Janë turqit ata që e vlerësojnë se si është presidenti i tyre.
Por për turp e faqe të zezë ne kemi një president, që është kryetari i shtetit tim dhe më dhemb shumë e më dhemb jashtë mase kur e dëgjoj që flet e thotë që s’i del zyra. Të qërohet nga ajo zyrë ta lërë që sot. Një burrë shteti që ti ngjisë fjala, nëse nuk i pëlqen ajo zyrë që për më tepër ia kanë bërë italianët, të dalë nga ajo zyrë sonte. Se nuk mund të jetë kryetari i shtetit tim ai”,-tha Manjani.