Rama në Luksemburg: Po ecim me ide të qarta, dùam që Shqipëria të integrohet brenda 2030

Kryeministri Edi Rama ka folur shkurt për mediat para nisjes së konferencës së Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

“Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për BE-në brenda vitit 2030”, tha ai. 

Më tej Rama tha se Shqipëria është e vendosur për të qenë pjesë e BE-së dhe po ecim me ide të qarta, vullnet të mirë dhe të fortë për të arritur atë që duam.

” Jemi shumë të vendosur për të hyrë në BE.  Kemi qenë të vendosur që në momentin kur në Shqipëri u rrëzua diktatura. Për ne BE është i vetmi vend ku duam të jetojmë dhe duam të jetojnë dhe fëmijët tanën dhe është vetmi vend ku garantohet demokracia. Janë detyra dhe një mal që duhet ngjitur dhe ne tashmë po ecim me ide të qarta, vullnet të mirë dhe të fortë për të arritur atë që duam që Shqipëria të integrohet brenda 2030.  Dua të falenderoj Vladimir Putin që përmes agresionit zgjoi nga gjumi dhe më skeptikun dhe bëri të zgjojë realitetin se Ballkani Perëndimor është i nevojshëm për një BE më të fortë për aq sa konstelacioni i BE-së është i nevojshëm për Ballkanin Perëndimor“.