Gardisti që tentoi t’i japë fund je tës është vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj

Paraditen e sotme, punonjësi i Gardës së Republikës, Henri Haxhiraj, ka tentuar të vrasë veten me armën e shërbimit në banesën e tij, në zonën e Qytetit Studenti.

Bëhet e ditur se Henri Haxhiraj, është vëllai i këngëtares së njohur dhe ish-banores së “Big Brother Vip”, Sheila Haxhiraj.

Efektivi i Gardës qëllon veten me armën e shërbimit, dërgohet me urgjencë në spital (EMRI)

Gardisti qëlloi veten në banesë me armën e shërbimit, policia jep detajet e para
Ai është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, por nuk dihet ende si paraqitet gjendja e tij.

“Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.
37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore”,– njoftoi policia.