Personi që shihni në këto foto është njeriu që dyshohet se ka vendosur sasinë e tritolit në derën e apartamentit të marë me qëra nga dy motrat Giovana dhe Alda Nikolli, në Elbasan.
Në këtë ngjarje të rëndë, që prishi qetësinë e mëngjesit të 13 korrikut në Elbasan, ku humbi jetë, Enea Thomaraj, komshi me dy motrat objektiv i këtij atentati me tritol C4.
Edhe pse në dosjen e SPAK ka pamje filmike të autorit të dyshuar, prokuroria ende dhe sot nuk ka mundur të identifikojë këtë ngjarje të rëndë dhe të paprecedentë.
Foto e publikuar në Top News nga gazetari, Spartak Koka
Silueta e autorit, ku shfaqet mbi një biçikletë me bluzë të bardhë, kapele në kokë, tuta të shkurtra në këmbë, rezulton të jetë filmuar nga disa kamera të bizneseve në Elbasan.