Lajm i mirë për kombëtaren, mjekët tregojnë se kur rikthehet Broja në fushë

Armando Broja është ende duke u rikuperuar nga dëmtimi i pësuar në fillim të këtij sezoni.

Sulmuesi shqiptar ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje me Evertonin që nga momenti kur ka firmosur kontratën për të qenë pjesë e skuadrës nga Liverpuli.

Mjekët e klubit kanë dhënë përgjigjen e tyre për datën kur do të mund të kthehet sërish në fushën e lojës Armando Broja.

Mësohet se lojtari 23-vjeçar do të jetë i gatshëm për trajnerin në datën 9 nëntor. Broja kthehet kështu përpara ndeshjeve të fundit të Kombëtares.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse do të ketë një ftesë nga Silvinjo, duke marrë përparasysh faktin se lojtari nuk është në formën e tij më të mirë fizike.