“Âkt te rrorist i Bin Lad enit të SPAK-ut”, Tedi Blushi: Shqiptarët nga e gjithë bota janë nisur drejt Shqipërisë për Metën! Kjo është shpallje lu fte

Partia e Lirisë ka dalë në një konferencë për media ditën e sotme, për të denoncuar arrestimin sipas tyre, të paligjshëm dhe “banditesk” të Ilir Metës.

Tedi Blushi lëshoi akuza të rënda ndaj kreut të SPAK-ut Altin Dumani, duke e quajtur atë “Bin Laden”, teksa tha se Meta ishte me imunitet dhe ruhej nga Garda, ndonëse u arrestua në mënyrë të dhunshme.

Blushi tha më tej se arrestimi i Metës është “shpallje lufte ndaj opozitës”. Ai shtoi se shqiptarë “nga të katër anët e botës”, janë nisur drejt Shqipërisë me të marrë vesh lajmin e arrestimit të Metës.

“Akt i pashembullt terrorist, i konsumuar nga Bin Ladeni i SPAK-ut, dhe sot forcat e narko-policisë kryen një nga krimet më të pashembullta, duke e rrëmbyer, njësoj si terroristët e Bin Ladenit, ish-kryeministrin, ish-presidentin Ilir Meta. Me imunitet dhe gjoja në mbrojtje nga Garda e Republikës, u rrëmbye sot. Ata e kanë personale me gjithë shqiptarët e ndershëm, pasi kanë marrë përsipër një detyrë që vetëm kriminelë dhe banditë mund ta bëjnë.

Terroristët e Altin Dumanit dhe narko-policisë kanë ushtruar dhunë sot për të kënaqur egon e kryebanditit Edi Rama. Ky është një akt i shpalljes së luftës ndaj opozitës. I falënderoj të gjithë ata shqiptarë të ndershëm nga të katërta anët e botës që janë nisur drejt Shqipërisë”, deklaroi ndër të tjera Blushi.