“Ku po shkon bebe? Zemra uIëret, po kërkon ty…”, çfarë ndodhi mes Romeos dhe Heidit? Aktori i thotë “të gjitha” në këngën e re

Vetëm pak ditë më parë Heidi Baci dha lajmin se do të largohej nga Shqipëria duke braktisur edhe postin e saj si moderatore në emisionin “Goca&Gra”.

Përgjigjen për largimin e saj duket se ka dhënë…në mënyrën e tij, aktori Romeo Veshaj.

Në këngën e tij më të fundit, “S’e di”, tekstin e të cilës e ka shkruar vetë, duket sikur Romeo i drejtohet Heidit për largimin nga Shqipëria.

Edhe pse nuk dihet nëse teksti është shkruar për të, duket sikur tregon lidhur me atë që po ndodh në marrëdhënien e tyre.

“Çfarë po bën? Ku po shkon bebe? Është qetësi pa ty në dhomë, vetëm zemra po bën zhurmë, ulëret, po kërkon ty. Kam gjithë natën në telefon, nuk e di ça po më ndalon që të të hap Story-n ty. S’e di, a takohemi prapë s’e di? Njoni më thotë ajo tjetër po do, tjetri më thotë s’du me qenë në vendin ton’. A je e lumtur që sot mo nuk jom?!,”-është një pjesë e teksit të këngës shkruan zeri.

Prej kohësh përflitet se ka një ndarje të tyre, por deri më sot, askush nuk e ka pohuar dhe as nuk e ka mohuar. Të dy u njohën në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania” dhe dolën çift nga spektakli.

Verën e kaluan në shoqërinë e njëri-tjetrin por papritur u fol për një ndarje. Benzinë zjarrit i hodhi Heidi, e cila u shpreh se ka vendosur që të ikë nga Shqipëria me pretendimin se ndjehej vetëm, duke nënkuptuar kështu një ndarje mes saj dhe aktorit.