VIDEO: “Njerëzit vrapojnë drejt tij”, dalin PAMJET e aks/identit ku humbi je/tën 21-vjeçari

Klajdi Hatija, një 21-vjeçar, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë pas një aksidenti tragjik në aksin Fier-Vajkan.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, kur i riu u përplas me motorin e tij me një automjet tjetër. Pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Fierit, për shkak të plagëve të rënda, ai u dërgua me urgjencë në Tiranë.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, Klajdi nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas burimeve i riu kishte pasion motorat dhe shpesh bënte manovra të tilla që vinin jetën e tij në rrezik.


Pamjet e siguruara të kameras së sigurisë të një lokali aty pranë tregojnë momentin kur i riu sapo përplaset rëndë dhe në atë moment një grumbull njerëzish vrapojnë drejt tij.

Ditën e sotme duke bërë sërish xhiro me motorin e tij një makinë i pret rrugën duke shkaktuar aksidentin fatal për jetën e tij.