2 ditë më parë dy mjete u përplasur në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë dhe nga përplasja e tyre ka gjetur vdekjen 8-vjeçari.
I mituri po qëndronte në anë të rrugës.
Banorët e zonës kanë treguan një detaj të trishtë, pasi i mituri prej 3 ditësh blinte lule për t’i çuar në varrin e nënës së tij.
Nxënësi i shkollës së Pajovës po qëndronte në anë të rrugës, duke mos pasur lidhje me asnjë nga mjetet e përfshira në aksident.
Video e aksidentit e marrë nga joq:
Video Player
Mësohet se mjeti tip Volksëagen ka qenë tej normave të lejuara të shpejtësisë, në një zonë të banuar.
Përplasja me Audin ka çuar në goditjen fatale të 10-vjeçarit, i cili ishte 20 metra nga rruga kryesore.
Ndërkohë, Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën një 8-vjeçari.