Sa ishte pasuria e Ahmet Zogut? Publikohen shifrat màrramendëse

Historiani Erald Kapri thotë se Ahmet Zogu ishte një njeri i pasur para se të bëhej Mbret i Shqipërisë.

Në emisionin “Now”, Kapri u shpreh se edhe pa floririn dhe bizhuteritë, Zogu zotëronte një pasuri të madhe, e cila në ditët e sotme kapte vlerën e 10 milionë eurove.

“Zogu realisht ka qenë një njeri shumë i pasur edhe para se të bëhej mbret. Ishte një nga biznesmenët e parë në Shqipëri. Në 1919 këtu kan ardhur një ndustrialist italian, i cili bëri një marrëveshje me Zogun për pyjet e zonës së Pukës dhe Fushë Arrëzit. Bëri një marrëveshje për 700 mijë lireta të kohës.

Ai kishte një koleksion bizhutetish që u zbulua në një ankand në vitin 1959. Kam zbuluar dy llogari të fshehta bankare të Zogut. Ishin krijuar para se të ikte nga Shqipëria. Një e kishte të llojit bankë, 50 mijë stërlina dhe një në Westmister Bank” me kapital amerikan, kishte 82 mijë dollarë.

Ai fitoi edhe një kompensim lufte ku mori 52 mijë stërlina. Zogu, pa floririn dhe pa këto bizhuteri kishte para mjaftueshëm, që me kohën e sotme shkon 10 milionë euro”, theksoi ai. Zogu ka marrë deri para vitit 1925, deri në 3 milionë lireta për marrëveshjen e pyjeve. Kjo marrëveshje mendohet t’i ketë sjellë 100 mijë stërlina në flori. Gjatë kohës që u bë Mbret, vendosi një standard. Oborri mbretëror do kishte një buxhet të majmë, që i shërbente oborrit mbretëror, paguheshin 500 mijë franga ose 25 mijë napolona flori.