Thirrje anti-shqiptare, momenti kur lojtarët e Kosovës largohen nga fusha e lojës (VIDEO)

Minuta e 95-të e ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht, shënoi edhe tërheqjen e “Dardanëve” nga fusha e lojës pasi nga tribunat filluan thirrjet anti-shqiptare dhe për Serbinë,

Rrahmani ishte i pari që udhëhoqi lojtarët drejt dhomave të zhveshjes, pasi nga tribunat filluan fyerjet dhe thirrje “Serbia, Serbia”.

UEFA kishe paralajmëruar Federatën Rumune se do të përballej me pasoja nëse tifozët e saj, të cilët edhe më parë kanë dhuruar shfaqje anti-shqiptare, do të përsërisnin këto sjellje.