Aksi/ dent i rëndë në Itali, humb je tën 35-vjeçari shqiptar

Iliaz Ismaili nuk ia doli! 35-vjeçari që u përfshi pasditen e djeshme në një aksident me motor ndërroi jetë gjatë natës në spital.

Mediat italiane bëjnë me dije se motori me të cilin udhëtonte 35-vjeçari u përplas me një furgon në Desenzano në via Gramsci.

Sipas policisë, të dyja mjetet po udhëtonin në të njëjtin drejtim dhe furgoni u kthye majtas në momentin që motoçiklisti po parakalonte.

Përplasja ka qenë e fortë dhe 35-vjeçari me origjinë shqiptare, por banues prej vitesh në Desenzano i cili punonte si barist është përplasur me një pemë në anë të rrugës.

Ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe pasi kanë stabilizuar motoçiklistin e plagosur, e kanë transportuar me urgjencë në spitalin e Desezanos.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe një operacion delikat gjatë natës, 35-vjeçari fatkeqësisht nuk ia doli.

26-vjeçari që drejtonte furgonin nuk u lëndua.