A do ta mbështesë Greqia anëtarësimin e Shqipërisë në BE? Mitsotakis i prerë: Kemi pasur marrëdhënie të trazuara, por…

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar në një intervistë për Ant1 se do të rikandidojë në vitin 2027 për të marrë përsëri drejtimin e qeverisë.

Gjatë intervistës, Mitsotakis diskutoi çështje të rëndësishme për Greqinë, por gjithashtu u pyet për Fredi Belerin dhe marrëdhëniet Shqipëri-Greqi.

Ai theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë kaluar periudha të vështira, por shtoi se Beleri, si eurodeputet i zgjedhur, përfaqëson të drejtat e pakicës greke në Bashkimin Europian.

Mitsotakis gjithashtu u shpreh se “Greqia ka çdo arsye për të mbështetur Shqipërinë në procesin e anëtarësimit të saj në BE”.

Sa i përket marrëveshjes së Prespës, ai vlerësoi se “po ecet në drejtimin e duhur”, dhe theksoi se Maqedonia e Veriut do të kuptojë se nuk është në interesin e saj të pengojë ndryshimin e marrëveshjes.