Uzuni shkruan historinë te Granada, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave

Sulmuesi i Kombëtares Myrto Uzuni ka shënuar dy herë për Ganadën duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në historinë e klubit spanjoll.

Gola historikë nga sulmuesi i Kombëtares, vijnë kundër kryesuesve të Rejsing Santander për rezultatin 3 me 0, duke e bërë 29-vjeçari që të thyejë rekordin e El-Arabit, që qëndronte me 44 gola të shënuar.

Uzuni nuk u ndal vetëm me golin e parë. Në minutën e 76-të, pas sprintit 50 metra, sulmuesi shënoi dhe golin e dytë. I papërmbajtshëm lojtari i Kombëtares shqiptare, që përballë ka Maget. Ky i fundit, ish-mesfushor i Partizanit, u aktivizua në minutën e 30-të si zëvendësues.

Uzuni ka arritur të tundë rrjetën 46 herë në 103 ndeshje duke qenë kryefjala e skuadrës së tij.

https://www.instagram.com/p/DDSR7MVIatK/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4a22fe9e-3637-4e5f-ad38-291cafdfe650&ig_mid=911B2E08-05F1-49F2-8DDD-EB418D3EB207