Trupi i kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos u vendos sot në një kishë në Athinë, ku personazhe të rëndësishme publike, patën mundësinë t’i jepnin lamtumirën.
Mes tyre ishin edhe dy personazhe, për të cilët e pakta është të thuash janë kontroverse, në vendin tonë. Bëhet fjalë për Fredi Belerin dhe Pirro Dhimën. Anastas Janullatos e mbështeti Fredi Belerin gjatë kohës që kaloi në burg në Shqipëri.
Nuk mungoi në këtë ceremoni kryeministri i Greqisë, Qirjakos Miçotaqis i shoqëruar nga disa prej ministrave të tij, si dhe gjeneralët më të lartë të ushtrisë greke.
