“Edhe υαrrimi i Janullatos, politik”, historiania Kocaqi: Armiku më i madh i Kishës Ortodokse është shteti grek

Historiania Elena Kocaqi, ka folur për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos dhe Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. 

Kocaqi tha se shteti grek ndikon përmes Kishës dhe e quajti armikun më të madh të kishës. 

“Ministria e Jashtme, program pas luftës së dytë botërore, është që ne nuk e bëjmë dot Perandorinë Bizntine me luftë dhe tani këta kanë politike të jashtme, që nëpërmjet kulturës dhe fesë të asimilojnë sa të munden. E shoh ndërhyrjen e Greqisë me fenë, si zgjatim të politikës ruse për Perandori Ortodokse Bizantine që mbreti të ishte rus. Këtë do ta ndjekë Greqia.

Nuk dua t’i hyj nga pikëpamja fetare, por nga pikëpamja politike, feja duhet të ndahet nga shteti dhe politika. Historikisht, feja është përdorur, idologjitë janë mjete që përpunon masat e njerëzve. Kur feja përdoret politikisht është e rrezikshme. Edhe ceremonia që bën Greqia këtu është politike, sesa një respekt.

Në shqiptarët jemi zemërgjerë, le ta varrosin këtu, por mënyra se si Greqia e ka mbështetur ka dashur të mbajë kontrollin e Kishës patjetër është politike. Nuk ka Kisha Ortodokse armik më të madh se shteti grek. Ka qenë shtet brenda shtetit edhe gjatë perandorisë Osmane.

Pra Kisha Ortodokse ka humbur me shtetin grek dhe politika e ka në program ta mbajë të shtypur dhe nën kontroll. Prandaj në Shqipëri duhet të jetë larg influencave të politikës greke”, tha Kocaqi në emisionin “Të Paekspozuarit”.