Prokuroria e Posaçme ka komentuar vendimin e administratës Trump për të ndërprerë fondet për Shqipërinë, përfshi këtu dhe grantet për sistemin e drejtësisë në vend.
Në reagim SPAK thotë se ditën e djeshme janë informuar për këtë urdhër dhe shton se ata janë një institucion i pavarur, i cili mbështetet nga buxheti i shtetit.
Reagimi i SPAK:
“Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndaluar implementimin e programeve të asistencës ndërkombëtare.
SPAK është një institucion i pavarur, i cili mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit. Ligji 115 i vitit 2024 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë” parashikon edhe buxhetin e miratuar për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025.
Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), prej krijimit kanë pasur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre përmes misioneve: OPDAT, ICITAP, DEA, FBI.
Mbështetja e tyre është tejet e rëndësishme për fuqizimin e punës së SPAK dhe konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve.
Ndërprerja e fondeve amerikane
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi dje Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë për pezullimin e fondeve amerikane pas një urdhri të presidentit Donald Trump. Më 24 janar, Departamenti i Shtetit i SHBA-së urdhëroi pezullimin e financimeve të reja për shumicën e programeve të ndihmës ndërkombëtare, si pjesë e përpjekjeve të presidentit për të përshtatur politikat e ndihmës amerikane me objektivat e tij të politikës së jashtme. Këto programe, që financohen kryesisht përmes Agjencisë Amerikane për Zhvill