Ilir Meta përflitet se do të ketë një vend të sigurt në listën e sigurt të PD për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.
Me batuta, gazetari Anri Bala i thotë deputetit Sula se vendin e sigurt ia ka zënë Meta.
Bala shprehet se ndërkohë që demokratët do votohen në primare, Meta katapultohet në listë të sigurt.
- “Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka individë që i përkasin drejtësisë”, Rama për socialistët e arrestuar!
Nga ana tjetër, deputeti Sula thotë se ka asnjë merak për t’u bërë deputet dhe nëse PS fiton sërish, shprehet se do të largohet nga Shqipëria.
Anri Bala: Ta ka zënë vendin Meta.
Dash Sula: Ta marrë kush të dojë.
Anri Bala: Ta ka zënë Meta se ike në Verona.
Dash Sula: Ta zë kush të dojë, unë bëj detyrën si opozitar. E keqja është Rama, unë skam qëllim të bëhem deputet.
Anri Bala: Nuk e ke merak, që kandidatët e PD do kalojnë përmes një site, përzgjedhje nga anëtarësia, kurse Meta katapultohet nga 313 në listë të sigurt të PD. Edhe Dule e Mediu me shokë. Të duket e drejtë kjo?
Dash Sula: Ne nuk e dimë si do jetë marrëveshja. Unë them që ne sot si opozitë kemi nevojë për çdo votë opozitari, edhe në fund të botës. E mira është që gjithë forcat politike opozitare duhet të bashkohen bashkë.
Anri Bala: Edhe Basha?
Dash Sula: Nuk kam merakun tim për tu bërë deputet, sot Shqipëria është në udhëkryq. Nëse nesër fiton PS, mijëra do ikin, edhe unë do iki se nuk jetohet më.