Numërohen më shumë se gjysma e votave, Vetëvendosja vijon të kryesojë

Pasi janë numëruar mbi 50% e votave të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, faqja zyrtare e KQZ është rikthyer në punë pas një defekti teknik që zgjati për rreth më pak se një orë.

foto galeri

Me numërimin e 50.89% të votave Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti mbetet kryesuese pasi ka grumbulluar 37.5% të votave totale.

Vetëvendosja ka arritur të mbledhë mbi 166 mijë vota deri më tani, ndërsa ndiqet nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe.