Dalin sekretet! Si lobi grek afroi La Civiten e Trump te Sali Berisha! Pazari Rama-Berisha per te ‘ndare’ Shqiperine

Edi Rama kujton se ja ka dalë, por e vërteta është se është më i brishtë se kurrë…

Sali Berisha dha një deklaratë mjaft të fortë, kur tha se strategu i tij i Trumpit është kërkuar edhe nga Edi Rama.

Burime të ‘Pamfleti’-it thonë që kjo është e saktë, madje shtojnë se Rama ka ofruar si strateg një tjetër emër të madh të fushatës së Donald Trump.

Lidhje që ia ka siguruar Viktor Orban, i cili nga ana tjetër ka gjithashtu marrëdhënie me Sali Berishën.

Siç mësohet e gjitha kjo ka nisur para zgjedhjeve lokale të vitit 2023, kur lobi grek në SHBA i ka nisur takimet për të marrë Himarën. Kësaj here jo vetëm politikisht por që të ketë akses në investimet e turizmit që po rritet në zonë.

Dhe janë pikërisht investitorë të fuqishëm grekë që kanë financuar një fushatë politike qoftë për Omonian qoftë edhe për Partinë Socialiste.

Ishin pikërisht Grekët e SHBA që e sollën Vangjel Tavon në Himarë, i cili duket se magjepsi socialistët nga frika e Belerit, por që në realitet është më keq. Pasi e ka kthyer Himarën në një zonë pakice kombëtare.
Por ka edhe më.
Lobi greko-amerikan ka dy vjet që negocion me Edi Ramën dhe Sali Berishën për të hyrë në zemrën e Shqipërisë që ka çmendur botën e prodhon para.
Përveç aspektit lokal, ky lob tashmë i ka siguruar Sali Berishës një mundësi të rëndësishme kombëtare, atë të kalimit të “Rubikonit politik”, hyrjes në politikën e madhe, edhe pse është një personazh politik i sanksionuar nga SHBA.

Ky lob, është i njëjti që ka sjellë në pushtet Sali Berishën në vitin 2005, mision që e kreu duke negociuar me Fatos Nanon, i cili nga ana e tij e pranoi vetëm të mos prekej. Thuhet se jemi në një logjikë të afërt por jo të njëjtë.
Një parantezë: Përse Erion Veliaj nuk ishte prezent në funeralin e Janullatos?
Ka zëra që thuhet se lobi greko-amerikan ka afruar Edi Ramën me Sali Berishën dhe tashmë ai është guida që i çon të gjithë tek Trump.

Chris LaCivita, është prenotuar prej kohësh, shumë përpara se të fitonte Trump. E kompania e tij ka kohë që ka nisur aksionin e saj në logjikën e strategut. Të lëvizië gjërat në Shqipëri, në rrezikun e një të keqeje, duke shfrytëzuar të gjitha burimet e establishmentit mediatik të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Është kjo kompani që ka zgjedhur armikun që në vitin 2023 e që është Erion Veliaj. Është kjo kompani që ka përzgjedhur Belind Këlliçin si kandidat, falë lidhjes dhe afërsisë së tij me Edi Ramën.

Erion Veliaj, me dijeninë e Edi Ramës është kthyer në armikun më të madh të Athinës, për arsye sepse ata kërkojnë një enturazh politik të kontrolluar nga Greqia dhe lobi greko-amerikan.

Siç mësohet, strategjia e këshilltarit amerikan ka qëlluar e saktë, pasi dihet që nëse nuk rrëzohet gjenerali, mund të ndodhë me kolonelin. Veliaj ishte shënjestër thjesht për efekt që nuk mund ta bënin me Edi Ramën. I cili nga ana e tij, duke e njohur lojën, ka lejuar të dobësojë kolonelin e tij. Nëse Edi Rama, i cili e ka njohur lojën nuk do ta lejonte, lufta do të kishte nisur herët, mund të ishte më e ashpër, por armiku nuk do të kishte depërtuar kaq lart. Por siç duket, hapur madje, kemi të bëjmë me një kompromis të gjerë. Edi Rama kujton se ja ka dalë, por e vërteta është se është më i brishtë se kurrë. Siç njihet në histori, Priami e hapi portën për të futur Kalin e Trojës, i cili shkatërroi jo vetëm qytetin, por një epokë të tërë. Kush i foli në vesh Priamit?/Pamfleti