Shoferi, i cili mbeti i plagosur pasi u përfshi në një aksident rrugor në aksin “Ersekë-Korçë”, është transportuar me helikopter drejt Traumës.
Drejtuesi i mjetit, me iniciale E. I., u transportua tel Trauma për mjekim më të specializuar për shkak të dëmtimeve të marra në gjymtyrë.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin “Ersekë-Korçë”, ku i plagosur duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurën anësore.
Nga aksidenti janë dëmtuar shoferi dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, me iniciale Xh.I., e cila po merr mjekim në spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.