SHBA dhe Rusia bashkojnë votat në OKB dhe votojnë KUNDËR rezolutës për Ukrainën!

Rezoluta për Ukrainën është miratuar sot në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ndonëse SHBA për herë të parë që tre vite nga nisja e luftës, e ka votuar kundër.

Kina dhe India abstenuan, ndërsa shtetet evropiane e mbështetën këtë rezolutë që dënon agresionin rus dhe bën thirrje për vendosjen e paqes së përhershme dhe të drejtë në Ukrainë.

Gjithsej 93 vende votuan pro, 18 kundër dhe 65 abstenuan. Përveç Rusisë dhe SHBA-së, Koreja e Veriut, Bjellorusia dhe Hungaria e kundërshtuan rezolutën që bën thirrje për tërheqjen e trupave ruse.

SHBA dhe Rusia bashkojnë votat në OKB dhe votojnë KUNDËR

Votimi i rezolutës së Ukrainës