Presidenti Donald Trump ka njoftuar se pasi ka folur me presidenten meksikane Claudia Sheinbaum ka rënë dakord që Meksikës nuk do t’i kërkohet të paguajë tarifa për çdo gjë që parashikohet nën Marrëveshjen SHBA-Meksikë-Kanada deri më 2 prill.
“Pasi fola me Presidenten Claudia Sheinbaum të Meksikës, kam rënë dakord që Meksikës nuk do t’i kërkohet të paguajë Tarifa për çdo gjë që bie nën Marrëveshjen USMCA. Kjo marrëveshje është deri më 2 prill.
E bëra këtë si një akomodim dhe nga respekti për Presidentin Sheinbaum. Marrëdhënia jonë ka qenë shumë e mirë dhe ne po punojmë fort, së bashku, në kufi, si për të ndaluar hyrjen e të huajve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe për të ndaluar Fentanilin. Faleminderit Presidentit Sheinbaum për punën dhe bashkëpunimin tuaj të palodhur”, shkruan Trump.
Më herët, presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum kishte deklaruar se do t’i përgjigjej me të njëjtën monedhë SHBA-së, duke njoftuar tarifa për importet amerikane ditën e dielë, gjë që Kanadaja tashmë e ka bërë realitet, duke vendosur tarifa në 25% për mallrat amerikane.