Një 7-vjeçar ka humbur ditën e sotme në Elbasan.
BalkanWeb mëson se i mituri Andi Çakalli ka dalë nga shkolla “Naim Frashëri” në orën 10:00.
Prindërit e vogëlushit janë në panik për fatin e tij, ndërsa kërkohet ndihma e qytetarëve që të ndihmojnë në gjetjen e tij.
7-vjeçari kishte veshur këmishë të bardhë dhe pantallona jeshile.
