Një lajm i keq vjen për kombëtaren e Shqipërisë.
Sulmuesi Armando Broja nuk do të jetë pjesë e grumbullimeve për dy ndeshjet e kuqezinjve për kualifikueset e Botërorit 2026.
Broja ende nuk është rikuperuar nga lëndimi i pësuar kohë më parë.
Trajneri i Evertonit, Devid Moyes, ka bërë më dije se sulmuesi shqiptar pritet të rikthehet në fushën e blertë pas ndeshjeve të kombëtareve.
“Armando mund të rikthehet pas pushimit të Kombëtareve.
Eshte shumë pak shanse që të rikthehej këtë javë, por duke ndjekur buletinin e mjekëve kam mësuar se do të jetë gati pas ndeshjeve të Kombëtareve”, ka thënë Moyes.
Shqipëria në mars do të përballet me Anglinë dhe Andorrën në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.