Ish-futbollisti i grupit të të rinjve të Bayern Munichut, Guo Jiaxuan, është konfirmuar se ka ndërruar jetë pas një lëndimin serioz që mori në kokë shkurtin e këtij viti, shkruan DailyMail.
Ai kishte luajtur në një ndeshje stërvitore kundër skuadrës spanjolle RC Alcobendas në një kamp të organizuar nga Shoqata e Futbollit të Pekinit.
Mbrojtësi 18-vjeçar, i cili më parë ishte në listën e gjigantëve bavarez, thuhet se u godit në fytyrë nga një gju,gjatë kampit stërvitor muajin e kaluar.
Vëllai i tij zbuloi në mediat sociale se Guo kishte pësuar një hemorragji subaraknoidale, një formë goditjeje e shkaktuar nga gjakderdhja në tru, pas përplasjes aksidentale. Mjekët në Madrid më pas e diagnostikuan Guo me ‘vdekje truri’, sipas vëllait të tij.
Klubi i tij Beijing Guoan ka bërë të ditur lajmin tragjik me një homazh prekës për ‘një fëmijë që e donte futbollin’.
Kemi humbur një fëmijë që e donte futbollin. U preftë në paqe Jiaxuan!’ tha klubi.
“Klubi do të vazhdojë të bëjë maksimumin për t’u marrë me pasojat në mënyrë të duhur dhe për të ofruar të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme për familjen e Guo Jiaxuan.”
Bayern Munich gjithashtu bëri nderime për të riun pas lajmit për vdekjen e tij.
“FC Bayern po mban zi për vdekjen e Guo Jiaxuan, ish-lojtarit të skuadrës botërore, i cili ka vdekur në moshën 18-vjeçare në Kinën e tij të lindjes. Ai iu nënshtrua pasojave të një dëmtimi të rëndë në kokë pas një aksidenti tragjik gjatë një ndeshje stërvitore në Spanjë më 6 shkurt. Mendimet e klubit janë me familjen dhe miqtë e tij.

guo