SHIFRAT / Demokratët në shesh, por hapja e fushatës së PD-së me shikueshmëri të dobët “online”

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh sot gjatë çeljes së fushatës se do e shndërrojë Shqipërinë në një prej qendrave më të mëdha teknologjike në vend, por duket se audienca e liderit demokrat nuk është aq premtuese “online”.

Ndonëse demokratët janë mbledhur në sheshin “Nënë Tereza”, me një prezencë të konsiderueshme, ajo që bie në sy është mungesa e interesit për ta ndjekur hapjen e fushatës së PD-së në internet.

SHIFRAT / Demokratët në shesh, por hapja e fushatës së

Në faqen e tij në Facebook, Sali Berisha ka një mesatare prej rreth 1200 ndjekës të këtij evenimenti që transmetohet drejtpërdrejt. Edhe më e vogël është prezenca në kanalin e PD-së në Youtube, mesatarisht rreth 500 shikues.

Shifra që në fakt lënë për të dëshiruar, kur edhe më herët kemi parë se si 2 apo 3 mijë shikues Berisha ka arritur t’i marrë në intervista të ndryshme televizive, por jo në një event kaq të shënuar sa ky.

SHIFRAT / Demokratët në shesh, por hapja e fushatës së

Berisha është ankuar më herët se kryeministri Edi Rama e mbylli TikTokun për shkak se ai po merrte një mbështetje të madhe nga të rinjtë atje, por mesa duket, e njëjta gjë nuk vlen të thuhet për kanalet e tjera si Facebook dhe Youtube.