Çudira nga SHBA / Mesha e Putinit në Moskë transmetohet “live” te “Fox News”-i amerikan! Kievit i referohen si qytet rus!

Një ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e shumë amerikanëve, dhe jo vetëm, gjatë festës së krishterë të Pashkës.

Televizioni më i madh amerikan i republikanëve, “Fox News” ka transmetuar drejtpërdrejt meshën nga Moska, ku merrte pjesë patriarku rus  Kirill dhe presidenti Vladimir Putin.

Ekrani i gjigantit amerikan ka qenë i ndarë në tre pjesë, në ekranin e madh transmetohej “live” ceremonia nga Moska, në cepin poshtë sheshi i Vatikanit, dhe në pjesën e sipërme ceremonia e Pashkës në Ukrainë.

Por ajo që ka bërë edhe më shumë çudi është se Kievit, televizioni i është referuar si qytet rus.

Ministria e Jashtme e Ukrainës, ka reaguar në rrjetet sociale duke thënë se Fox News duhet të kërkojë falje.

Transmetimi ka zgjatur për mbi 20 minuta.

Çudira nga SHBA / Mesha e Putinit në Moskë transmetohet

Fox News, SHBA