Një teori e çuditshme ka shpërthyer në internet, dhe veçanërisht në Twitter, ku ironizohet se zëvendës presidenti amerikan JD Vance e “vrau” Papa Françeskun. Kjo teori ka nisur edhe për shkak se Vance ishte i fundit lider që e takoi Atin e Shenjtë ditën e djeshme, një ditë para se të ndërronte jetë.
Kësaj teorie i është bashkuar edhe nipi i ish-presidentit amerikan John F. Kennedy, duke thënë se zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance është përgjegjës për vdekjen e Papa Françeskut.
Kardinali Kevin Ferrell, kamerlengo i Vatikanit, njoftoi lajmin e trishtueshëm se Papa ndërroi jetë rreth orës 7:30 të mëngjesit. 88-vjeçari ka vuajtur nga probleme shëndetësore për disa muaj pasi u shtrua në spitalin Gemelli në Romë për trajtim për bronkit më 14 shkurt, i cili u zhvillua në pneumoni të dyfishtë.
JD ishte takuar me Papën e ndjerë të dielën e Pashkëve, vetëm disa orë para se ai të vdiste tragjikisht të hënën e Pashkëve.
Por në një trend të çuditshëm në mediat sociale, Vance është quajtur “anti-Krishti”. Në një postim në “X”, i njohur më parë si Twitter, Jack Schlossberg tha: “Në rregull, JD e vrau Papën.”
Postimi i tij, i cili është parë mbi 283,000 herë, u përmbyt shpejt me mesazhe kritike. Një përdorues tha: “Fjalët e tua janë të turpshme.” Një i dytë shtoi: “Po bën shaka me këtë? Thjesht nuk është qesharake – mungesë respekti total.” Një i tretë i shkroi: “Jo, Johnny. Ndoshta është koha të tërhiqesh.”
JD Vance, i cili u konvertua në katolicizëm vonë, pati një audiencë private me Papa Françeskun të dielën e Pashkëve, pasi kishte marrë pjesë në meshë më herët gjatë ditës. Takimi i tyre nuk ishte pjesë e axhendës së Vance për udhëtimin e tij në Itali, por burimet kanë pohuar se të kalonte disa momente me Papën ishte një qëllim personal për të.