Elseid Hysaj humb gjyqin me presidentin e Napolit, ja gjoba e majme që duhet të paguajë

Elseid Hysaj ka humbur gjyqin me Napolin në Gjykatën e Kasacionit. Përfaqësuesit e presidentit De Laurentis fituan ndaj lojtarit të Kombëtares shqiptare, i cili duhet të paguajë 40 mijë euro si dhe shpenzimet e gjyqit.

Kjo histori mes Hysaj dhe Napolit, daton që nga viti 2019. Në atë kohë lindi një revoltë në skuadrën e Ançelotit, që pas barazimit 1 me 1 në nëntorin e vitit 2019, refuzuan të rikthehen në kampin stërvitor.

Klubi i Napolit sanksionoi lojtarët që po protestonin në mënyrën e tyre. Në nëntorin e vitit 2021, vetëm Hysaj vendosi ta ndjekë çështjen më tej.

Gjoba 40 mijë euro është më e ulët se 65 mijë euro që Napoli kishte kërkuar. Një shifër kjo e barabartë me 25% të pagës së Hysaj.