Aktivizohet linja e sinjalizimit të DEA-së në Shqipëri, ambasada e SHBA: Ja ku mund të kontaktoni nëse keni informacion mbi trafikun e dr. ogës

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka ndarë në rrjete sociale një numër kontakti për të gjithë ata që mund të kenë informacion mbi trafikun e drogës të grupeve kriminale shqiptare.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të sinjalizojnë DEA-n dhe të japin informacionet që kanë mbi trafikun e narkotikëve dhe se të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta.

Ambasada thekson se SHBA mbetet e përkushtuar të bashkëpunojë me autoritetet shqiptare në luftën kundër drogës dhe pastrimit të parave.

Njoftimi i Ambasadës:

Linja e sinjalizimit të Agjencisë së ShBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta.

Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s.

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.