G▪︎d iti me gotë qeΙqi 17-vjeçaren në Korçë/ Prokuroria procedon të miturën, si nisi sherri

Prokuroria e Korçës ka proceduar penalisht të miturën me iniciale F.D në Korçë, e cila më 5 maj u përfshi në një sherr të dhunshëm ku dhunoi një 17-vjeçare.

E mitura akuzohet për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, sespe pasditen e 5 majit, rreth orës 19:15, në ambientet e një bar kafeje në lagjen nr. 2 në “Bulevard Republika” ka goditur me gotë qelqi në fytyrë dhe gjoks 17-vjeçaren P.M. Shkak për këtë është bërë fakti se 17-vjeçarja publikonte foto denigruese për F.D dhe vajza të tjera në rrjetet sociale “Instagram” dhe “Tellonym”.

Sipas policisë vajzat kanë pasur një konflikt mes tyre dhe ditën e ngjarjes, autorja hyrë në lokal dhe pa folur me 17-vjeçare, e ka goditur me gotë qelqi. Kjo e fundit ka marrë plagë në fytyrë dhe gjoks dhe përfundoi në spital.

Më herët policia kishte proceduar penalisht të miturën P.M, teksa tani ka ngritur procedimin dhe për F.D.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë ka regjistruar procedimin penal për veprën penale ‘Plagosje e lehtë me dashje’ në ngarkim të të miturës F. D.

Ky procedim është regjistruar pas një konflikti të ndodhur më 05.05.2025, rreth orës 19:15, në ambientet e një bar kafeje në lagjen nr. 2 në Bulevard Republika.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe janë kontaktuar personat e pranishëm në momentin e konfliktit, nga ku u mësua se në katin e tretë të bar kafes shtetasja e mitur F.D. ka goditur në mënyrë të paprovokuar dhe pa asnjë shkëmbim komunikimi shtetasen P.M., duke i shkaktuar asaj lëndime në pjesën e fytyrës dhe të gjoksit. Dëmtimet e shkaktuara janë kategorizuar në ato të plagosjes së lehtë.

Ky konflikt vjen pas regjistrimit të procedimit penal në ngarkim të personit nën hetim, P.M., më datë 07.02.2024.