VIDEO / Po përgatiteshin të qëllonin Kievin, Ukraina shkatërron dy sisteme “Iskander” brenda territorit rus

Për herë të parë gjatë luftës, Ukraina raportohet se ka arritur të shkatërrojë të paktën dy sisteme ruse të lëshimit të raketave balistike Iskander.

Goditja u krye pranë qytetit Klintsy në Bryansk të Rusisë, raportoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Sipas informacioneve një prej sistemeve Iskander u shkatërrua plotësisht ndërsa dy të tjerë u dëmtuan rëndë. Goditja e tyre është e vështirë për shkak të lokalizimit. Ato lëshojnë raketa balistike nga brendësia e territorit rus.

“Falë zbulimit efektiv dhe përpjekjeve të koordinuara të Forcave të Armatosura dhe Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, objektivat u goditën me sukses”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

Agjencia shtoi se nuk pati viktima civile dhe vlerësimet e humbjeve ruse janë duke vazhduar.