Veliaj ‘trending’ në Tik Tok? Rama bën veprimin e papritur, zhduk gjurmet e tij nga…

Thashethemi se sulmet kundër prokurorëve të SPAK nuk janë shkruar nga vetë Erion Veliaj u konfirmuan me daljen e përgjimeve nga qelia e burgut, ku Erion Veliaj i kërkonte të vëllait që të fliste me “redaktorin” e ti kërkonte urtësim, apo në fragmentin kur i kërkon “Arditit” që të bëjë të njëjtën gjë. Dukshëm nga ai fragment, të cilin Dosja.al po e risjell sot të plotë kuptohet qartësisht se aksesi i Veliajt në Facebook, ka qenë zero.

Fragmenti i përgjuar mes Veliajt dhe Arditit:

Në skenë del emri i shtetasi Ardit, që mendohet të jetë Ardit Gjerbrea. Nga konteksti i bisedës së zhvilluar, Arditi i kërkon Erionit që të japë mesazhe pa fyerje,pa ofendime,pasi në momentin që ka sharje apo shantazhe, quhet kërcënim. I tregon se kjo gjë mund të përdoret kundër tij, pasi do të shprehen se ai është brenda dhe kërcënon, imagjinoni po të dalë jashtë. Këtë gjë, Arditi tregon se ia kanë thënë edhe miq nga PD-ja, të cilët më përpara kanë shkruar kundër tij (Erionit). Arditi, në vijim të bisedës, i thotë se ?mikeshës? i ka thënë që t’i tregojë ?lalit? që të mendojë sikur është në Big Brother.

Erion Veliaj i përgjigjet, se duhet t’ia thotë edhe Redaktorit, duke i thënë se po perceptohet sikur Erionin doni ta dëmtoni. Arditi tregon se duhet të jetë i kujdesshëm, pasi po mendon t’i bëjë një mesazh Redaktorit, por sipas Arbrit të Madh (Arbjan Mazniku) duhet të ketë kujdes si shprehet se është i vetmi ku mund të mbështeten. Gjatë komunikimit, Arditi tregon se po i bën një mesazh,ndërsa Erioni i sugjeron që ta takojë. I tregon se nëse është i zënë për takim, t’i thotë që po shkruaj dy mendime se më duket sikur po e tepron një çik me gjuhën, duke qenë se Erioni i thotë se ato redaktohen nga Redaktori.

4-Në datën 26.02.2025 në orën 10:17, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ku i referohen fjalës së KM-së (Kryeministrit) për të cilën Erioni tregon se ishte? flakë fare?. Erion Veliaj e pyet nëse e kanë bërë transkriptimin e materialit, që t?ja çojnë Redaktorit që ta shohë dhe i kërkon që të takohet me të nga ora 12:00. I kërkon që materialin t’ia bëjë gati dhe t’ia japë Redaktorit,i cili sipas bisedës, ka patur takim me grupin.

Por me kalimin e javëve, disa ditë pasi Veliajt iu konfirmua arresti me burg, në qelinë e tij të burgut, shkoi një letër. Letra e botuar ekskluzivisht nga Dosja.al disa muaj më parë, tregonte sesi Veliaj firmosi shkarkimin e Anuela Ristanit dhe emërimin në vend të saj, të të besuarës së tij, Sara Goxhaj. Kjo bëri që Edi Rama të shkonte të dielën në darkë nga zyrat e Bashkisë Tiranë, nga ku nxorri jashtë me ceremoni Goxhajn dhe disa nga të besuarit e Veliajt. Incidenti u mbyll sërish nga Facebook-u i Veliajt që tha se bëhej fjalë për një keqkuptim për rakordimin e punëve.

Nga ky moment, një strategji e re u ndoq nga Veliaj dhe besnikët e tij. Prej disa muajsh ata po përdorin rrjetin social Tik Tok, i ndaluar me VKM për tu përdorur në Shqipëri, por që po përçon një fytyrë tjetër nga ajo që Erion Veliaj shfaq në Facebook apo Instagram.

Dosja.al raportoi disa ditë më parë se është një rebelizim nga një bunker i fundit politik për Veliajn, i cili ironizon tashmë burgosjen e tij, por tregon se është gjallë dhe ka ndikim në publik.

Shkrimit tonë iu përgjigj një portal i njohur për lidhjen me kryeministrin dhe qeverinë, që tregonte se kjo ishte ngjizja e një konflikti artificial që nuk ekziston dhe se në fakt, gazetarët e shqetësuar për Tik Tokun e Veliajt duhet më shumë të shqetësoheshin për standardet e SPAK.

Pra asnjë mohim. Në thelb, shkrimi i Dosja.al u konfirmua se ishte në informacionin e saktë, se me Veliajn diçka ka ndryshuar.

Dhe për ta konfirmuar edhe më tej, mjafton të shikojmë se të gjitha faqet e tjera të kryebashkiakut të arrestuar, nuk ndjekin linjën e tij të Tik Tokut. Nëse shkrimi ynë është i pabazuar, atëherë a nuk do të duhej që kanalet e kryebashkiakut të shpërndanin edhe revoltën e tij komike në Tik Tok? Gazetarë të lidhur me maxhorancën kanë tentuar ta përçmojnë këtë kanal si “mosrakordim teknik”, por asnjëherë nuk e mohojnë ekzistencën dhe përmbajtjen e tij. Kjo heshtje, në gjuhën politike, është konfirmim.