Po bënte zhytje/ Helikat e gomones i ρre sin gjγmtγrët turistit gjerman në plazhin e Gjipesë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel, rreth orës 13:40, në plazhin e Gjipesë në Vlorë, ku një turist gjerman është goditur nga helikat e një gomoneje.

Sipas autoriteteve policore, dyshohet se shtetasi K. V., 27 vjeç, banues në Orikum, duke drejtuar një mjet lundrues gomone ka dëmtuar, gjatë kohës që ishte duke bërë zhytje në afërsi të mjetit lundrues, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani.

Policia thotë se mjeti lundrues që ka shkaktuar incidentit është me dokumentacion të rregullt dhe ndodhej jashtë zonës së sigurisë dhe në një distancë të konsiderueshme nga tapat që kufizojnë zonën e notimit.

Turisti gjerman ka mbetur i plagosur, ku dyshohet se ka pësuar prerje të gjymtytyrëve dhe është dërguar me urgjencë në spital. Burime bëjnë me dije se ka qenë drejtuesi i gomonoes, ai i cili e ka nxjerrë fillimisht në breg të plagosurin.

Policia thotë se ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit K. V., në Stacionin e Policisë Dhërmi, si dhe të personave të tjerë që kanë qenë dëshmitarë në këtë ngjarje, teksa shton se vijon puna e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.