Refuzon flamurin e γlberit mbi Bundestag, Merz: Parlamenti gjerman nuk është çadër cirku

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka refuzuar thirrjet për të valëvitur flamurin e LGBT-së mbi Bundestagun më 26 korrik, në Ditën e Christopher Street. Ai tha se Parlamenti gjerman, nuk është “një çadër cirku”.

Në një intervistë për mediat gjermane, Merz mbështeti vendimin e mëparshëm të kryetares së Parlamentit, Julia Klöckner, për të refuzuar këtë kërkesë.

“Në të gjitha ditët e tjera, flamuri gjerman dhe flamuri evropian valëviten në Bundestagun gjerman dhe asnjë tjetër. Dhe ky vendim është i duhuri”, u shpreh ai duke se shtuar se flamuri i ylberit duhet të valëvitet vetëm në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë.

Në qershor të këtij viti, Klöckner vendosi që flamuri ylber të mos valëvitej nga ndërtesa e Parlamentit. Ndër të tjera ajo urdhëroi anëtarët e administratës që të mos merrnin pjesë në paradë.

Këto deklarata shkaktuan indinjatë tek deputetët e opozitës. Komisionerja qeveritare për të drejtat e LGBT-së dhe deputete e Partisë Socialdemokrate, akuzoi Merzin se po trajtohen si kafshë cirku.

Ligjvënësit e udhëhequr nga të Gjelbrit organizuan gjithashtu një protestë në sallën e Bundestagut.

Në vitet e kaluara, Bundestagu ka valëvitur flamurin gjatë ngjarjeve kushtuar komunitetit dhe kancelarët e mëparshëm kanë marrë pjesë në festimet e Ditës Christopher Street.